Ballina Bota Tërmet i fuqishëm 7.3 ballë në Indonezi, jepet alarmi për cunami (VIDEO)

Tërmet i fuqishëm 7.3 ballë në Indonezi, jepet alarmi për cunami (VIDEO)

Tërmeti i fortë shkaktoi  p a n i k  te banorët e ishullit Flores, të cilët nxituan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, por deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale, sipas kreut të shërbimit meteorologjik dhe sizmologjik indonezian.

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.3 ballë të shkallës Rihter t r o n d i t i  Indonezinë lindore sot, duke shkaktuar alarm për cunami. Tërmeti u regjistrua në orën 05:20 në një thellësi prej 76 km në detin Flores. Shërbimi sizmologjik dhe meteorologjik i Indonezisë ka lëshuar një alarm emergjent për cunami për valët sizmike, por më vonë autoritetet indoneziane e tërhoqën paralajmërimin.

https://youtu.be/FjYIJ_jRUPg

Tërmeti i fortë shkaktoi panik te banorët e ishullit Flores, të cilët nxituan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, por deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale, sipas kreut të shërbimit meteorologjik dhe sizmologjik indonezian.

https://www.youtube.com/watch?v=aYO-xp8rJN0&t=4s

FOTO:

@tn.lajmelokale
@tetovanews