Ballina Aktualitet Më në fund arriti ekspertiza gjermane për shkaqet e tragjedisë në Spitalin...

Më në fund arriti ekspertiza gjermane për shkaqet e tragjedisë në Spitalin Modular të Tetovës

Pas katër muajve pritje, ariti raporti nga ekspertët gjerman, të cilët dhanë mendim si është shkaktuar zja*rri në spitalin modular në Tetovë. Për këtë raport, Prokuroria thoshte se është një segment i rëndësishëm i hetimit, që të arrihet deri te fajtorët e vërtetë ku 14 pacientë që mjekoheshin nga korona virusi humbën jetën tra*gjikisht nga zjarri. Kjo tani do të thotë se lënda është sa më afër deri te vendimi i Prokurorisë.

Tani raporti do të krahasohet me dëshmitë tjera që i mbledhën ekipet hetuese maqedonase, e ku konstatoheshte se një lidhje e energjisë elektrike gjatë reanimacionit të një pacienti ka qenë shkak i shkaktimit të zjarrit, informon Zhurnal.

“Deri te Prokuroria Publike Tetovë ka arritur raporti nga ekspertiza që përmes ndihmës ndërkombëtare juridike u kërkua nga ekspertët gjerman. Pasi të përkthehet raporti, rezultatet do të analizohen së bashku me dëshmitë e tjera të mbledhura në lëndë, me çka do të sillet vendim i Prokurorisë”, thonë nga Prokuroria për A1on.

Ekspertiza gjermane është kërkuar përmes ndihmës ndërkombëtare, që do të thotë se kjo mund të shfrytëzohet edhe në ndonjë procedurë eventuale gjyqësore.

Deri tani janë kryer tre ekspertiza. E para është bërë nga MPB, ku është konfirmuar se lidhja e rrymës gjatë kohës së reanimacionit të një pacienti ka ngrohur më tepër seç duhet kabllon vazhduese me çka është shkaktuar zjarr. E dyta është nga Fakulteti Teknologjik, prej ku nuk ka detaje për çfarë bëhet fjalë dhe e treta është bërë nga një elektroinzhinier rreth instalimeve në spital.

Ndryshe në spital kur ra zjarri, vd*iqën 14 persona ndërsa shpëtuan 14 të tjerë.

Nga sektori i kriminalitetit në Gjermani, në Ambasadën Gjermane në Shkup, pastaj në MPB dhe deri te distanca përfundimtare – Prokuroria Publike, raporton Alsat.

Kjo është rruga e raportit të ekspertëve gjermanë në të cilin kanë deklaruar pikëpamjet e tyre se si ka rënë zjarri në spitalin modular në Tetovë.

Raporti mbërriti të premten ndërsa sot iu dha një përkthyesi gjyqësor.

“… Pasi të përkthehen, gjetjet do të analizohen në mënyrë të detajuar në korrelacion me provat e tjera të mbledhura në këtë rast, pas së cilës do të merret vendimi i prokurorit publik”, thonë nga Prokuroria.

Sipas informacioneve të televizionit Alsat, raporti ka vetëm shtatë faqe, por përkthimi nuk do të jetë gati brenda një dite. Për shkak të terminologjisë së ekspertëve të mjekësisë ligjore, mund të zgjasë deri në tre ditë. Më pas, pesë prokurorët publikë që punojnë në parahetim do t’i paraqesin të gjitha provat para një komisioni të posaçëm në Prokurori.

Bëhet fjalë për katër prokurorë shtesë nga Prokuroria e Lartë. A do të hapet procedura hetimore për zjarrin do të vendoset nga të nëntit. Deri më tani, raporti i krim-teknikës së MPB-së ka treguar se zjarri është shkaktuar nga nxehja e kabllos vazhduese. Nga zjarri natën e 8 shtatorit humbën jetën 14 persona, 12 prej të cilëve ishin pacientë të shtruar me Covid 19./ Alsat.mk

@tn.lajmelokale
@tetovanews