Ballina Bota Reshjet e dendura të dëborës “paralizojnë” qytetin, aeroporti i Stambollit pezullon fluturimet...

Reshjet e dendura të dëborës “paralizojnë” qytetin, aeroporti i Stambollit pezullon fluturimet (VIDEO)

Reshjet e dendura të dëborës në Turqi ka bërë që aeroporti i Stambollit të pezullojë fluturimet deri në një njoftim të dytë.

Turkish Airlines u bëri thirrje pasagjerëve të kontrollojnë përditësimet në faqen e saj të internetit për fluturimet nga Aeroporti i Stambollit dhe Aeroporti Sabiha Gökçen i cili po ashtu ndodhet në Stamboll.

https://youtu.be/GITjGXAaMGk

Disa avionë u devijuan në aeroporte të tjera. Reshjet e borës ishin më të përqendruara në rajonet qendrore dhe lindore të Turqisë javën e kaluar, por temperaturat ranë ndjeshëm edhe në perëndim dhe veriperëndim të vendit duke filluar nga fundjava.

https://youtu.be/Nr_Y_JK1Gdk

Stambolli pati reshje të lehta dëbore më 22 janar, por një stuhi e fortë që filloi vonë më 23 janar duke krijuar një situatë problematike. /abcnews.al

https://youtu.be/Kgtnm2XIgHE

@tn.lajmelokale
@tetovanews