Ballina Bota Gjermani, studenti hap zjarr brenda universitetit

Gjermani, studenti hap zjarr brenda universitetit

Një student i armatosur vrau veten pasi më herët qëlloi për vdekje një student tjetër dhe plagosi tre të tjerët në një auditor të Universitetit të Heidelberg-ut në Gjermaninë Jugperëndimore. 18-vjeçari, një shtetas gjerman pa precedentë penalë, ishte student i biologjisë, tha Siegfried Kollmar, shefi rajonal i policisë në një konferencë për shtypin të hënën në mbrëmje.

Policia identifikoi viktimën tjetër, një vajzë një 23-vjeçare gjermane. Midis të plagosurve lehtë, u identifikuan dy vajza gjermane dhe një mashkull gjermano-italian. Policia e Manheim-it, e cila dërgoi në vendngjarje “forca të shumta” rreth 400 vetë, u kërkoi banorëve të shmangnin zonën ku ndodhet kampusi universitar i qytetit. Paralajmërimi u hoq pasi policia saktësoi se autori veproi i vetëm.

Zyra e shtypit e universitetit nuk pranoi të jepte ndonjë hollësi mbi ngjarjen. Agjencia gjermane e lajmeve DPA duke cituar zyrtarët e sigurisë tha se sulmi nuk ishte i motivuar politikisht apo fetar. Motivi i saktë i sulmit është ende duke u hetuar, por u mësua se i dyshuari se kishte vuajtur nga sëmundje të shëndetit mendor në të kaluarën.

I dyshuari i dërgoi një mesazh telefonik babait të tij pak para të shtënave ku shkruante: “Njerëzit do të ndëshkohen.” Trupi i tij u gjet jashtë nga oficerët së bashku me dy armë zjarri që i kishte blerë së fundmi jashtë vendit dhe rreth 100 fishekë. Kancelari gjerman Olaf Scholz shprehu shqetësimin për ngjarjen./Klan News

@tn.lajmelokale
@tetovanews