Ballina Bota Jo më Turkey, por Turkiye

Jo më Turkey, por Turkiye

Presidenca e Republikës turke ka nisur një fushatë në rrjetet sociale për të ndryshuar emrin, me të cilën Turqia njihet aktualisht ndërkombëtarisht (në anglisht ”Turkey”), me termin në gjuhën turke ”Turkiye”.

”Emri i ri përfaqëson dhe shpreh kulturën, qytetërimin dhe vlerat e kombit tonë në mënyrën më të mirë në botë”, theksoi presidenti Erdogan duke nxitur kompanitë që ”të përdorin emërtimin ”Made in Turkiye” në produkte të destinuara për eksport.

Projekti synon të ndryshojë termin edhe te pasaportat, dokumentet e identitetit, faqet e internetit dhe ato të kompanive ndërkombëtare turke.

”Ne besojmë se është më kuptimplote përdorimi i shprehjes Turkiye”, theksoi drejtori i Komunikimit Presidencial, Fahrettin Altun.

Sipas medias lokale, Ankaraja do të regjistrojë zyrtarisht termin Turkiye edhe në OKB.

@tn.lajmelokale
@tetovanews