Ballina Bota ‘Putin urdhëron sulmin mbi Ukrainën’/Zyrtarët amerikanë publikojnë raportin e fundit!

‘Putin urdhëron sulmin mbi Ukrainën’/Zyrtarët amerikanë publikojnë raportin e fundit!

Vladimir Putin ka vendosur tashmë që ta pushtojë Ukrainën, madje ka dhënë edhe urdhrin tek gjeneralët e tij, të cilët po presin momentin më të përshtatshëm për ta zbatuar, raporton gazetari i njohur amerikan Nick Schifrin.Përmes disa postimeve në rrjetin social Twitter, gazetar që i referohet “burimeve ushtarake perëndimore” shprehet se gjithçka pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme dhe sulmi do të prihet nga një fushatë e ashpër bombardimesh ajrore, të ndjekura nga futja e ushtrisë dhe tankeve.

Zyrtarët amerikanë besojnë se presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur ta pushtojë Ukrainën dhe se sulmi mund të ndodhë që në fillim të javës së ardhshme, sipas një raporti të publikuar të premten. Korrespondenti i PBS për punët e jashtme, Nick Schifrin, shkroi në Twitter se zyrtarët amerikanë besojnë se Putini ua kaloi urdhrin për pushtimin autoriteteve të ushtrisë ruse dhe se Uashingtoni pret një fushatë “të tmerrshme, të përgjakshme”.


Sipas raportit, sulmi rus do t’i paraprihej nga një bombardim ajror dy ditor dhe një luftë elektronike, e ndjekur nga një sulm tokësor me qëllimin e mundshëm për të përmbysur qeverinë në Kiev.

Ndërkohë, Kyiv Post raportoi të premten se Shtetet e Bashkuara po evakuojnë të gjithë personelin e tyre nga Misioni Special i Monitorimit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Ukrainë, raporton New York Post, transmeton Tetova News.

Gazeta raportoi se një anëtar i misionit i tha agjencisë se kishte marrë urdhër të largohej nga vendi deri të martën. Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment.

@tn.lajmelokale
@tetovanews