Ballina Bota Von der Leyen: BE-ja po punon për përgjigje të përbashkët ndaj letrës...

Von der Leyen: BE-ja po punon për përgjigje të përbashkët ndaj letrës ruse

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha të enjten se Bashkimi Evropian është duke punuar për një përgjigje të përbashkët ndaj një letre që e kanë marrë shumë anëtare të saj nga Rusia këtë javë, me të cilën kërkohen garanci të sigurisë.

“Jemi duke punuar për bashkërendimin e përgjigjes. Ne jemi të bashkuar në Bashkimin Evropian dhe prandaj është e qartë se përgjigjja do ta pasqyrojë këtë unitet”, tha Von der Leyen për gazetarët gjatë një vizite në Helsinki të Finlandës.

Këtë javë, Rusia u dërgoi letra vendeve të NATO-s dhe OSBE-së, duke u kërkuar garanci të sigurisë, të detyrueshme ligjërisht.

Zyrtarja e lartë evropiane i bëri thirrje Rusisë që të kthehet në rrugën e paqes dhe dialogut. “Në rast se ka ndonjë agresion të mëtejmë ushtarak kundër Ukrainës, do të ketë sanksione financiare dhe ekonomike nga ana jonë. Shpresojmë se kjo nuk është e nevojshme”, tha ajo.

Finlanda, e cila e ka kufirin më të gjatë të jashtëm të BE-së me Rusinë dhe nuk është anëtare e NATO-s, i ka përcjell zhvillimet me shqetësim përderisa Rusia fqinje është bërë më agresive.

@tn.lajmelokale
@tetovanews