Ballina Bota VIDEO/Arrestimi i ish-kryeministrit të Bullgarisë me urdhër të Prokurorisë së BE-së, ndodh...

VIDEO/Arrestimi i ish-kryeministrit të Bullgarisë me urdhër të Prokurorisë së BE-së, ndodh për herë të parë në histori

Arrestimi i ish-kryeministrit bullgar, Bojko Borisov, ishte lajmi i mbrëmjes së të enjtes. Arrestimi i tij erdhi pas urdhrit të dhënë nga kryetarja e Zyrës së Prokurorisë së BE-së, Laura Kovesi.

Lajmi u bë i ditur nga nga ministria e Brendshme bullgare, e cila sqaroi se është arrestuar edhe ish-ministri i financave Vladislav Goranov, ish-kryetarja e komisionit parlamentar buxhetor Menda Stoyanova si dhe këshilltarja e Borisovit për media, Sevdalina Arnaudova.

“Një operacion në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar në lidhje me 120 raste të Prokurorisë Evropiane në Bullgari. Kërkime dhe sekuestrime janë kryer në shumë adresa. Bojko Borisov, Vladislav Goranov, Menda Stoyanova dhe Sevdalina Arnaudova janë aktualisht të ndaluar”, njoftoi kjo ministri.

Bojko Borisov u mor nga shtëpia e tij me një makinë policie. Foto nga Georgi Paleykov, Bulfoto

Duhet theksuar që ky është rasti i parë në historinë e Europës që Zyra e Prokurorisë në BE arreston një zyrtar të lartë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews