Ballina Bota Kryebashkiaku i Kharkivit: Jam i bindur që do t’i mundim rusët

Kryebashkiaku i Kharkivit: Jam i bindur që do t’i mundim rusët

Kryebashkiaku i Kharkivit, Ihor Terekhov, tha për CNN se është “plotësisht i bindur” që qyteti i tij do t’i mposhtë rusët. Nën sulmet e shumta me bomba, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës po reziston ende dhe po vazhdon jetën, sipas kryebashkiakut.

“Qyteti ynë është goditur rëndë, por nuk ka rënë dhe do të qëndrojë deri në fund, falë ushtrisë ukrainase. Aktualisht, kemi nevojë për gjithçka, duke nisur nga ushqimi, ilaçet dhe rrobat”, u shpreh Terekhov.

Kharkivi me 1,5 milionë banorë është një nga zonat më të bombarduara të Ukrainës që nga nisja e pushtimit rus, me kryebashkiakun që e ka quajtur gjenocid sulmin rus.

“Çfarë mund të jetë tjetër? Këtu nuk kemi infrastrukturë ushtarake, nuk kemi baza ushtarake. Bombat po godasin kopshte, shkolla, maternitete, klinika… Nuk kanë qenë bombardime aksidentale. E kuptoj një bombë aksidentale, por janë bombarduar qindra pallate banimi. Është bërë me qëllim”, shtoi Terekhov.

@tn.lajmelokale
@tetovanews