Ballina Bota Në fillim tankun e parë dhe të fundit, taktika ukrainase në shkatërrimin...

Në fillim tankun e parë dhe të fundit, taktika ukrainase në shkatërrimin e autokolonës ruse (VIDEO)

Takimi mes ministrave të Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë ka përfunduar pa asnjë rezultat në Antalia, ndërkohë që lufta vazhdon intensive në terren me rusët që po bombardojnë civilët në disa qytete dhe ukrainasit që po shkatërrojnë autokolona të tëra tankesh pushtuese.

Së fundmi, në mediat ukrainase po qarkullojnë pamjet e filmuara nga një dron pranë Kievit ku autokolona me tanke ruse goditet nga ukrainasit duke shkatërruar një pjesë të mirë të tyre. Fillimisht, ukrainasit godasin tankun e parë të autokolonës dhe tankun e fundit duke bllokuar për disa minuta lëvizjen e mjeve të blinduara. Gjatë kësaj periudhe ata godasin edhe disa tanke të tjerë duke i shkatërruar. Rusët mundin të largohen prej aty vetëm pasi kanë lënë shumë ushtarë të vdekur dhe një numër të konsiderueshëm tankesh të shkatërruar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews