Ballina Sport Milani interesohet për mesfushorin shqiptar

Milani interesohet për mesfushorin shqiptar

Nedim Bajrami është shndërruar në një prej emrave më të lakuar në merkato.

Pas Juventusit, Romës dhe shumë klubeve të tjera në Serinë A, tashmë mesfushori i Shqipërisë ka përfunduar në “radarët” e Milanit.

Kuqezinjtë po shqyrtojnë mundësinë që të mbyllin sa më shpejt marrëveshjen me Empolin, për të mposhtur konkurrentët.

Maldini e cilëson Bajramin si përforcim të nevojshëm për skemat e trajnerit Stefano Pioli, duke vlerësuar edhe rendimentin jo të kënaqshëm të Brahim Diaz këtë sezon.

Në ndeshjen Empoli-Milan, Bajrami shënoi një gol spektakolar ndaj kuqezinjve, por që nuk i shërbeu ekipit të tij për të dalë me pikë nga ajo përballje.

@tn.lajmelokale
@tetovanews