Ballina Bota Negociatat: Një takim Putin-Zelensky në Turqi?

Negociatat: Një takim Putin-Zelensky në Turqi?

Në mes të luftimeve të reja, mbërrijnë lajmet se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe lideri rus Vladimir Putin mund të takohen me njëri-tjetrin në funksion të uljes së armëve dhe shkaurjes drejt një marrëveshje paqeje.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavushoglu.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba tha se ata kishin rënë dakord të fokusonin përpjekjet e tyre në një takim midis Putinit dhe Zelensky.

“Ekziston mundësia që të dy liderët të takohen nëse ka një bazë për marrëveshje për çështjet që ne i shohim si afrim,” tha Cavushoglu.

“Duhet të përgatitet terreni për një takim në nivel liderësh sa më shpejt që të jetë e mundur. Tashmë kemi njoftuar se jemi të gatshëm ta presim atë takim”, shtoi ai.

Kuleba i tha ministrit turk se shpresonte se Turqia do të ishte “në mesin e vendeve” që mund të shërbente si garanci për çdo marrëveshje paqeje midis vendeve, raporton BBC.

Kujtojmë se Zelensky, që në fillim të sulmit, është shprehur i gatshëm për takim me Putinin, madje dhe duke e ftuar atë, “si burri me burrë”.

Nga ana tjetër, për vetë pozicionin gjeopolitik të momnentit, Turqia ka shansin më të madh që t’i ulët palët në tryezë, për vetë llojin e raporteve që ka m dy vendet. Për momentin, gëzon pozitën më idale të një ndërmjetësuesi.

Për këtë arsye, i vetmi që ka shkelur në Kremlin këto kohë si negociator, është pikërisht kryediplomati turk. Çavushoglu ishte dy ditë më parë në Moskë në takime me homologun Lavrov.

@tn.lajmelokale
@tetovanews