Ballina Aktualitet Rajoni Reagimi i “vrullshëm” i Vuçiqit: Albin Kurti ka vendosur ta sulmojë Serbinë...

Reagimi i “vrullshëm” i Vuçiqit: Albin Kurti ka vendosur ta sulmojë Serbinë (VIDEO)

Nëpërmjet një videoje të shpërndarë në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka folur për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), për suspendimin e Liljana Stevanoviç, kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, deri në një vendim të radhës.

Në stilin e tij të njohur hiperbolizues e dramatizues, Vuçiç është shfaqur në rrjete sociale, duke thënë se me shkarkimin e gjykatëses serbe, Kurti ka sulmuar Serbinë.

Suspendimi i Stevanoviç vjen pas pjesëmarrjes së saj në takimin e Këshillit Kombëtar të Sigurisë të Serbisë, bashkë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç, ka thënë se me urdhër të Albin Kurtit, Biljana Stefanoviq është hequr nga pozita e saj si gjykatëse.

“Me urdhër të Abin Kurtit, Biljana Stefanoviq është hequr nga institucionet e Kosovës si gjykatëse serbe. Përjashtimi i të gjithë komandantëve dhe zyrtarëve serbë të policisë që morën pjesë në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, ishte përgatitur për këtë mëngjes”, ka thënë ai, raporton Gazeta Express.

Sipas tij, me këtë veprim Kurti ka vendosur ta sulmojë Serbinë.

“Kurti ka shkelur marrëveshjet e Brukselit dhe sipas tij dhe të tjerëve që e mbrojnë atë, marrëveshjet e Brukselit më nuk ekzistojnë. Kurti është ai që dëshiron ta prishë paqen në Kosovë. Me vendime të tilla, ai dëshiron që t’i sulmojë qytetarët serbë aty ku ata jetojnë”, ka thënë ai.

https://youtu.be/94BffUa6AHk