Ballina Sport Lewandowski te Barça? Polaku dëshiron të udhëheq sulmin e katalanasve

Lewandowski te Barça? Polaku dëshiron të udhëheq sulmin e katalanasve

Barcelona është rikthyer të marrë rezultate pozitive, e gjithë kjo falë menaxhimit siç duhet nga Xavi Hernandez, i cili ka goditur me zgjedhjet e tij për t’i pasur te katalanasit.

Afrimet e janarit rezultuan “qershia mbi tortë” e blaugranave, e cila kulmoi me fitoren në “El Clasico” përballë Real Madrid në “Santiago Bernabeu”.

Paraqitje kjo nga djemtë e Xavit “mahniti” të gjithë, ndërsa janë të shumtë edhe lojtarët që kërkojnë të zbresin në “Camp Nou” me fanellën e Barçës.

Edhe sulmuesi i njohur i Bayern Munich, Robert Lewandowski duket se ka të njëjtën dëshirë, ndërsa gjithçka mund të jetë e mundur, përderisa surpriza të ngjashme kanë ndodhur shpesh në futboll.

Sipas mediave gjermane, vetë sulmuesi dëshiron një përvojë në La Liga dhe përfaqësuesi i tij ligjor, Pini Zahivi, ka marrëdhënie të mira me presidentin e Barçës, Joan Laporta. Leva është bindur tashmë që pas tetë sezonesh në Bavari dhe dymbëdhjetë vitesh në Bundesligë, cikli i tij në Gjermani ka përfunduar. Te kampionët e Bundesligës, gjithsesi, besojnë se “nuk ka asnjë arsye që ai të largohet”.

Ndërkohë mbetet të shikohet se si do shkojë kjo situatë mes Barçës dhe sulmuesit polak,, ku ky i fundit dëshiron të udhëheq sulmin e blaugranave në sezonin e ardhshëm, te Xavi do të ishte i mirëpritur një lojtarë me eksperiencë për të rikthyer edhe Barcelonën e dikurshëm, mision që duket se ka marrë rrugën e duhur me teknikun spanjoll në krye të skuadrës. /f.a/abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews