Ballina Sport VIDEO/Kualifikimet: Maqedonia e Veriut eleminon Italinë, Portugalia e Uellsi në finale të...

VIDEO/Kualifikimet: Maqedonia e Veriut eleminon Italinë, Portugalia e Uellsi në finale të ‘Play-Off’-it

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka shkaktuar befasi të madhe duke kaluar në finale të “Play-Off”-it për Kupën e Botës, duke e lënë në “shtëpi” kampionët e Evropës, Italinë të cilët i mposhtën 0-1 në Palermo.

Maqedonia e Veriut golin vendimtar e gjeti tek në minutën e 93-të të përballjes.

Për Maqedoninë e Veriut janë paraqitur nga minuta e parë katër futbollistë shqiptarë, ndërsa një nga ta u zëvendësua në pjesën e dytë.

Musliu, Alioski, Bardhi dhe Ademi ishin në përbërjen startuese të fqinjve të Kosovës.

Edhe Kombëtarja e Portugalisë dhe ajo e Uellsit e kanë siguruar kalimin në finale të “Play-Off”-it për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Cristiano Ronaldo me shokë kanë triumfuar në ndeshje kundër Turqisë me rezultat 2:1.

Otavio (15’) dhe Diogo Jota (42’) realizuan për portugezët për t’i dhënë fitoren e madhe kombit të tyre, kurse Yilmaz (65’) ishte autor i golit të vetëm për turqit.

Në anën tjetër, edhe Uellsi është kualifikuar në finale pas fitores në gjysmëfinale kundër Austrisë.

Uellsianët i falen futbollistit të Real Madridit, Gareth Bale që realizoi dy golat në këtë triumf. Për austriakët gjithashtu realizoi një uellsian, Davies, në portën e vet.

@tn.lajmelokale
@tetovanews