Ballina Bota Gjermania dërgon tanke në Ukrainë

Gjermania dërgon tanke në Ukrainë

Gjermania ka miratuar dërgimin e 56 tankeve luftarake në Ukrainë, tha të premten për CNN një zëdhënës i ministrisë gjermane të mbrojtjes.

Tanket, të cilat janë të tipit Pbv 501, rrjedhin nga ushtria gjermanolindore e periudhës së Luftës së Ftohtë dhe ishin shitur në Suedi, më pas rishitur në Republikën Çeke, e cila do t’i dorëzojë ato në Ukrainë, sipas ministrisë.

Sipas Aktit Gjerman për Kontrollin e Armëve të Luftës, Këshilli Federal i Sigurimit duhet të miratojë në çdo kohë eksportin e armëve që kanë origjinën nga Gjermania. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews