Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut Ishte duke u falur në xhami, ndërron jetë ish-ambasadori i Maqedonisë në...

Ishte duke u falur në xhami, ndërron jetë ish-ambasadori i Maqedonisë në Danimarkë, Naim Memeti

Sot ka ndërruar jetë ish-ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Danimarkë, Naim Memeti. Memeti ka qenë ambasador i Maqedonisë në Danimarkë në periudhën 2014-2018.

Naim Memeti është i lindur në Tetovë në vitin 1978 dhe ka qenë ambasador i dërguar si kuadër nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Memeti ka ndërruar jetë si pasojë e infarktit duke u falur në Xhaminë e Tabhanes në Tetovë.

Varrimi i të ndjerrit do të bëhet nesër, e shtunë (02.04.2022) në varrezat e qytetit, pas namazit të drekës, ora 13:00.

@tn.lajmelokale
@tetovanews