Ballina Bota Kryebashkiaku në Dnipro thirrje grave dhe fëmijëve të largohen nga vendi

Kryebashkiaku në Dnipro thirrje grave dhe fëmijëve të largohen nga vendi

Kryebashkiaku i Dnipros u ka kërkuar grave, fëmijëve dhe të moshuarve që të largohen nga qyteti, pasi ekziston frika se Rusia mund të intensifikojë sulmet në rajonet lindore të Ukrainës.

Paralajmërime të ngjashme janë bërë gjithashtu nga autoritetet përkatëse në rajonin e Luhanskut në lindje të qytetit, ku është bërë thirrje të gjithëve banorëve të evakuohen.

“Situata në Donbas po përshkallëzohet gradualisht dhe ne e kuptojmë se prilli do të jetë mjaft intensiv,” tha Borys Filatov në një video në internet.

“Të gjithë ata që kanë mundësinë duhet të largohen. Këtu përfshihen gratë, fëmijët dhe të moshuarit.”

Qyteti i Dnipro, i cili ka një popullsi prej afro një milion banorësh, nuk ka qenë shënjestër e bombardimeve të rënda që kanë shkatërruar qytete në lindje dhe në jug të vendit siç është Mariupoli./abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews