Ballina Aktualitet Mali i Zi me kryeministër shqiptar, votohet qeveria e Abazoviç

Mali i Zi me kryeministër shqiptar, votohet qeveria e Abazoviç

Dritan Abazoviç është kryeministri i ri i Malit të Zi. Qeveria e tij është miratuar në kuvend me 45 vota pro.

Kuvendi zgjodhi këtë të enjte qeverinë e 43-të të Malit të Zi. Ballkani ka nga sot një kryeministër të tretë shqiptar.

Qeveria e re u zgjodh me votat e deputetëve të Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit Millo Gjukanoviq, Partisë Popullore Socialiste, Lëvizjes Qytetare URA, Partisë Socialdemokrate, Partisë Boshnjake, partive shqiptare dhe Partisë Liberale. Vetëm deputetët e Socialdemokratëve të Malit të Zi ishin kundër.

Deputetët e partisë pro-serbe Fronti Demokratik dhe Partisë që drejtonte qeverinë e mëparshme, Demokratët e Malit të Zi, nuk morën pjesë në seancë.

Qeveria do të ketë 18 ministri dhe në përbërje ka edhe dy ministra shqiptarë. Abazoviç i ka besuar Ministrinë e Administratës Publike Marash Dukajt, ndërsa Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave është propozuar për t’u drejtuar nga Fatmir Gjeka, i cili më herët ka drejtuar komunën e Ulqinit./Top Channel

Artikulli paraprakBerisha uron Abazoviçin: Historike, një shqiptar në krye të qeverisë së Malit të Zi
Artikulli tjetër“Si një mi i futur në cep, Putini po humb luftën dhe tani është shumë më i rrezikshëm”