Ballina Aktualitet Berisha uron Abazoviçin: Historike, një shqiptar në krye të qeverisë së Malit...

Berisha uron Abazoviçin: Historike, një shqiptar në krye të qeverisë së Malit të Zi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar Dritan Abazoviçin për zgjedhjen si kryeministër i ri i Malit të Zi.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha e cilëson historik vendosjen e një shqiptari në krye të qeverisë së Malit të Zi.

Postimi i plotë i Berishës:

Lideri historik i PD, z. Sali Berisha uron Abazoviç per detyren e re si kryeminister i Malit te Zi.

Historike!

Dritan Abazoviç, shqiptar ne krye te qeverise se Malit te Zi!

Te dashur miq, shqiptaret e Malit te Zi luajten nje rol te pazevendesueshem ne pavaresine e Malit te Zi. Sot nje shqiptar, kryetari i Partise Ura u votua sot ne parlamentin e Malit te Zi per kryeminister te ketij vendi.

Ky eshte nje lajm i mire per vendin fqinj dhe rajonin, nje garanci per orientimin europian dhe euroatllantik te ketij vendi.

Me kete rast le t’i urojme kryeministrit te ri Dritan Abazoviç suksese ne detyren e rendesishme te tij. sb/Abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews