Ballina Kronika 1 milion euro dëm, hajdutët bëjnë kërdinë në shtëpinë e Shkodran Mustafit

1 milion euro dëm, hajdutët bëjnë kërdinë në shtëpinë e Shkodran Mustafit

Shkodran Mustafi ka rënë pre e një grabitjeje në shtëpinë e tij, të dielën. Tre persona me kapuça janë futur ne vilën luksoze të futbollistit të Levante, pasi kanë thyer një nga dritaret e ballkoneve.

Ata nuk kanë ushtruar dhunë dhe në momentin që futbollisti me origjinë shqiptare është zgjuar, janë larguar shpejt dhe me vete kanë merre sende me vlerë, si bizhuteri, çanta të markave të ndryshme dhe sende të tjera.

Veç tyre ata kanë marrë edhe para cash dhe dëmi në total thuhet se ka shkuar në 1 milionë euro. Në artikullin e “levante-emv” thuhet se hajdutët kishin shkuar drejt shtëpisë nga fusha e golfit.

Veç kësaj, një detaj tjetër është se grabitësit mund të kenë marrë informacionet për vendndodhjen e shtëpisë përmes rrjeteve sociale, ku Mustafi hedh shpesh foto.

Për gjysmë ore që kanë qëndruar në shtëpi ata kanë bërë dëmin dhe policia tashmë po heton nëse janë hajdutë të zonës, apo ndonjë bandë e organizuar që “gjuan” shtëpitë e futbollistëve në ditët e ndeshjeve zakonisht. / abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews