Ballina Aktualitet Brukseli refuzon Teuta Arifin për ambasadore

Brukseli refuzon Teuta Arifin për ambasadore

Propozimi i qeverisë që Teuta Arifi të dërgohet si ambasadore në BE në Bruksel mori dritë të kuqe. Nuk e ka kaluar filtrin e Bashkimit Evropian, shkruan MKD.mkpërcjell in7

Ish-kryetarja e Komunës së Tetovës, në mars të këtij viti, u propozua për ambasadore në BE.

Pas vendimit në Mars të këtij viti të Qeverisë, partia opozitare Aleanca për Shqiptarët kërkoi nga Bashkimi Evropian që të refuzojë akreditimin për Teuta Arifin.

“Është detyrë e jona si qytetarë të këtij vendi dhe si opozitë të kërkojmë nga BE-ja që të refuzojë akreditimin e Teuta Arifit. “Akreditimi i saj do të ishte një sinjal shumë i dëmshëm për drejtësinë, sepse fitimi i imunitetit diplomatik të Arifit do të nënkuptonte përfundimin e çështjeve të saj penale”, tha Arben Fetai, kreu i Departamentit të Integrimeve Evropiane të Aleancës për Shqiptarët./in7.tv/

Lajmi origjinal https://www.mkd.mk/

Artikulli paraprakParalajmërimi i fortë i Britanisë: Vladimir Putini mund të shpallë një luftë të re botërore brenda disa ditësh
Artikulli tjetërLOZHAT E MASONËVE DHE ILUMINIZMI