Ballina Bota “Rusët lëshojnë substancë kimike helmuese mbi Mariupol, njerëzit po shfaqin simptoma”

“Rusët lëshojnë substancë kimike helmuese mbi Mariupol, njerëzit po shfaqin simptoma”

Forcat ruse kanë lëshuar një “substancë helmuese me origjinë të panjohur” me anë të një droni mbi Mariupol. Substanca kimike, sipas Batalionit Azov të qytetit, është hedhur mbi shënjestra ushtarake dhe civile.

Sipas raportimeve, njerëzit në qytet janë duke pasur probleme me frymëmarrjen si dhe probleme neurologjike.

Në raportin e Regjimentit thuhet: “Viktimat kanë insuficiencë respiratore, sindromë vestibulo-ataktike. Po zbardhen pasojat e përdorimit të një lënde të panjohur”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews