Ballina Sport Një shqiptar protagonist në futbollin danez, gjen golin e katërt me Vejlen

Një shqiptar protagonist në futbollin danez, gjen golin e katërt me Vejlen

Në futbollin danez një shqiptarë ishte protagonist në ndeshjen mes Vejle dhe Viborg, sfidë që u mbyll në barazim 2-2.

Bëhet fjalë për Arbnor Muçolin i cili gjeti dhe rrugën e rrjetës në këtë takim në minutën e 49-të. Lojtari shqiptarë do të shënonte edhe golin e parë për Vejle, por nuk do të mjaftonte për t’i dhënë 3 pikët skuadrës së tij pasi takimi do të mbyllej në barazim.

Kujtojmë se ky është goli i katërt i Muçollit në këtë sezon në 20 ndeshje të luajtura, duke u shndërruar në një lojtar kyç në formacionin e skuadrës daneze.

Vejle pozicionohet në vendin e 7-të në  kampionat, teksa udhëheq grupin e skuadrave që rrezikojnë të bien një kategori më poshtë. /f.a/abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews