Eljona Isufaj (Kuqi), me profesion infermiere ka ndërruar jetë, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë.
Lajmi është bërë i ditur nga Urdhri i Infermierit të Shqipërisë të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjarët e të ndjerës.
Të nderuar kolegë,
Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges tonë znj. Eljona Isufaj( Kuqi).
Znj. Eljona lindur më 31.03.1984, me një eksperiencë 15 vjeçare si infermiere në martenitetin e Fierit.
Diplomuar në Universitetit e Tiranës, dega Infermieri, duke shërbyer me përkushtim, profesionalizëm pranë pacientëve. Kishte rreth 2 vite e shpërngulur në gjermani për një jete më të mirë për dy fëmijët e saj të mitur.
Urdhri i Infermierit të Shqipërisë shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, të afërmeve dhe kolegëve,
Qoftë i paharruar kujtimi saj.
Isufaj kishte një eksperiencë 15 vjeçare si infermiere në maternitetin e Fierit, ndërkohë që ishte shpërngulur në Gjermani prej 2 vitesh me familjen e saj.