Ballina Aktualitet Vuçiq pas takimeve në Berlin: Bisedimet ishin shumë të vështira

Vuçiq pas takimeve në Berlin: Bisedimet ishin shumë të vështira

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç,  pas mbylljes së vizitës së tij në Berlin, ka deklaruar se bisedimet ishin të vështira, por nga ana tjetër ka theksuar se është i kënaqur me interesimin e madh të qeverisë gjermane për bisedimet me Serbinë.

Mediat serbe bëjnë me dije se Vuçiç pas takimit me ministren e Jashtme gjermane, Anelena Berkov, ka thënë se ka biseduar edhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz, me ftesë të të cilit ishte në Berlin dhe ka diskutuar me ministrin të gjitha çështjet e rëndësishme, si perspektiva evropiane, kriza në Ukrainë, situata në Kosovë dhe Metohi.

Ndër të tjera presidenti i Serbisë ka thënë se është e rëndësishme të bisedohet me Gjermaninë sepse është shteti më i fortë evropian dhe më i rëndësishmi për Serbinë, por ka theksuar se Serbia nuk mund t’i ndryshojë qëndrimet e Gjermanisë për çështjen e Kosovës apo për ndonjë gjë tjetër.

I pyetur nga gazetarët nëse ka pasur presion ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës apo vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë gjatë një takimi me kancelarin Olaf Scholz, edhe pse kjo u diskutua hapur, ai në një konferencë për shtyp tha se deklaratat janë vetëm një pasqyrë më e dobët e asaj që po ndodhte, në vetë takimin dhe se pozita e Serbisë është e vështirë dhe e ndërlikuar.

Gjithashtu Vuçiç deklaroi se darka joformale me përfaqësuesin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka qenë shumë e vështirë. Sipas tij, përfaqësuesit gjermanë kanë insistuar që ajo që është nënshkruar në Bruksel duhet të zbatohet./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews