Ballina Bota Blinken: Presim që lufta Rusi-Ukrainë te zgjasë shumë muaj

Blinken: Presim që lufta Rusi-Ukrainë te zgjasë shumë muaj

Për momentin lufta në Ukrainë duket e destinuar të zgjasë edhe  “shumë muaj të tjerë”.

Ky është parashikimi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i shprehur në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Mund të përfundojë nesër nëse Rusia zgjedh t’i japë fund agresionit, por ne nuk shohim asnjë shenjë për këtë për momentin,” shtoi Blinken, “për sa kohë që vazhdon, ne duam të sigurojmë që Ukraina të ketë atë që i nevojitet për të mbrojtur veten. dhe ne duam të sigurojmë që Rusia të ndjejë presion të fortë nga sa më shumë vende të jetë e mundur për t’i dhënë fund agresionit.” 

Ai tha se e vetmja mënyrë për të shmangur përshkallëzimin është që Rusia të ndalë agresionin dhe luftën që filloi në Ukrainë, ndërsa dënoi retorikën kërcënuese nga Rusia për përdorimin e armëve bërthamore.

Stoltenberg shprehu gjithashtu mbështetjen për anëtarësimin e ardhshëm të Finlandës dhe Suedisë në aleancë, si dhe për rritjen e pranisë së NATO-s në vendet e Evropës Lindore.

Ai tha se mban kontakte të afërta me Presidentin turk Erdogan dhe udhëheqësit e Finlandës dhe Suedisë, dhe se do të organizojë një takim mes zyrtarëve të tre vendeve në Bruksel gjatë ditëve në vazhdim.

/abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews