Ballina Bota Borrell: Rusia po bën shantazh me eksportet e grurit, bota në rrezik...

Borrell: Rusia po bën shantazh me eksportet e grurit, bota në rrezik nga uria

Shefi i politikës së jashtme tyë Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se Rusia po e vë botën në rrezik urie, për shkak të bllokimit  të dërgesave të drithërave të Ukrainës dhe kufizimeve në eksportet e veta,

Në një artikull të botuar në blogun e tij zyrtares Rusia po i përdor eksprotet e saj të grurit si mjet shantazhi ndaj atyre që kanë dënuar agresionin e saj në Ukrainë.

“Zgjedhja e vetëdijshme politike e Rusisë është të “armëzojë” eksportet e grurit dhe t’i përdorë ato si një mjet shantazhi kundër kujtdo që kundërshton agresionin e saj”në Ukrainë”, shkruan Borrell

Kërcënimi për sigurinë ushqimore dhe beteja me Rusinë për sanksionet e vendosura nga Perëndimi, do të dominojnë bisedimet e ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Luksemburg të hënën. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews