Ballina Bota Tym i zi në qiellin grek, zjarr i madh në fabrikën e...

Tym i zi në qiellin grek, zjarr i madh në fabrikën e bojërave

Një zjarr i madh ka shpërthyer mesditën e sotme në një fabrikë bojërash në Menidhi të Greqisë.

Në vendngjarje shkuan 25 zjarrfikës me 11 automjete për të vënë nën kontroll zjarrin e madh.

Sipas një informacioni zyrtar nga Policia Rrugore, për shkak të zjarrit është ndërprerë qarkullimi në rrugën Schinon, pasi në fabrikë ka sasi të mëdha me lëndë djegëse.

Mësohet se zjarri është vënë pjesërisht nën kontroll, ndërsa deri më tani janë raportuar vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e zjarrit./abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews