Ballina Bota Avancojnë planet për konolizimin e Marsit, shkencëtarët zbulojnë teknikën për të prodhuar...

Avancojnë planet për konolizimin e Marsit, shkencëtarët zbulojnë teknikën për të prodhuar oksigjen në planetin e kuq

Ndërkohë që ideja e dërgimit të njerëzve dikur cilësohej fantashkencë, NASA shpreson se mund të bëhet realitet nga fundi i vitit 2030.

Një nga pengesat kryesore mbetet mungesa e oksigjenit në Mars. Megjithatë, tashmë shkencëtarët kanë shpikur nje mënyrë të re me bazë në teknikën e plazmës për të prodhuar dhe ndarë oksigjen në atmosferën e Marsit.

Sistemi jo vetëm që mund të luajë një rol kyç në zhvillimin e sistemeve të mbështetjes së jetës, por mund të përdoret gjithashtu për të përpunuar karburantet dhe për të krijuar materiale ndërtimi dhe plehra në Mars.

Atmosfera e Marsit përbëhet kryesisht nga dioksidi i karbonit, i cili mund të ndahet për të prodhuar oksigjen dhe karbon.

Megjithatë, dy pengesa të mëdha qëndrojnë në rrugën e prodhimit të oksigjenit në Mars, sipas studiuesve nga Universiteti i Lisbonës, Instituti i Teknologjisë i Massachusetts, Universiteti i Sorbonës, Universiteti i Teknologjisë Eindhoven dhe Instituti Hollandez për Kërkimet Themelore të Energjisë.

“Së pari, dekompozimi i molekulave të dioksidit të karbonit për të nxjerrë oksigjenin”, tha Dr Vasco Guerra nga Universiteti i Lisbonës, një nga autorët e studimit.

“Është një molekulë shumë e vështirë për t’u ndarë.”

Së dyti, ndarja e oksigjenit të prodhuar nga një përzierje gazi që gjithashtu përmban, për shembull, dioksid karboni dhe monoksid karboni.

“Ne po i shikojmë këto dy hapa në një mënyrë holistike për të zgjidhur të dyja sfidat në të njëjtën kohë. Këtu mund të na ndihmojë plazma.”

Plazma është gjendja e katërt natyrore e materies, krahas lëndëve të ngurta, lëngjeve dhe gazeve.

@tn.lajmelokale
@tetovanews