Ballina Aktualitet Trajanov: Rekomandimet maqedonase-bullgare janë gabim historik

Trajanov: Rekomandimet maqedonase-bullgare janë gabim historik

VMRO-DPMNE-ja kërkon votim të shpejtë për ndryshimet kushtetuese, si test për pushtetin

Interpretimet e publikuara për kompromis për pesë figura historike të periudhës së mesjetës, të dërguara si rekomandime nga Komisioni i Përbashkët Historik te qeveritë në Sofje dhe në Shkup, për ndryshimin e mëtejshëm të librave shkollorë dhe të mbishkrimeve të përmendoreve, sipas Lidhjes Demokratike të deputetit Pavle Trajanov paraqesin “prerje të rrënjëve maqedonase dhe hapjen e procesit të bullgarizimit të Maqedonisë”.

“Formulimet për nderim të përbashkët të Shën Kirilit dhe Metodit, Klimentit dhe Naumit dhe Car Samoilit, si dhe rekomandimet për ndryshimin e librave shkollorë në të dyja vendet, në mënyrë të drejtpërdrejtë e ndryshojnë narracioniin në dobi të kauzës kombëtare dhe etnike bullgare në Maqedoni. Është e papranueshme që me komisione administrative dhe me zgjidhje të ndryshohet e kaluara, për shkak të relativizimit të fakteve historike dhe mohimit të identitetit maqedonas.”

Disfata në Maqedoninë e Veriut tashmë festohet si fitore në Bullgari, shkruan sot partia “E majta”, duke e akuzuar ekipin maqedonas në Komisionin Historik për tradhti kombëtare.

“Pala bullgare konfirmoi se është pranuar se Car Samoili është mbret bullgar, dishepujt e Kirilit dhe Metodit me ftesë të princit baptist Boris-Mihail e kanë përhapur fjalën e tyre në mbretërinë bullgare, ndërsa Presllavi dhe Ohri janë qendra letrare bullgare. Ata që ishin në anën e gabuar dhe u mundën në Luftën e Dytë Botërore, sot i diktojnë librat tanë.”

Nga ana tjetër, opozitarja VMRO-DPMNE propozin që në Kuvend urgjentisht të votohet për ndryshimin e Kushtetutës në mënyrë që të përfshihen bullgarët si bashkësi pakicë dhe të shihet se pushteti nuk e ka mbështetjen e 80 deputëtve.

“Në qoftë se në atë seancë nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese, ditën pasuese të shpërndahet Kuvendi dhe të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Duhet t’u jepet fund tradhëtive kombëtare. Çdo ditë do të ketë kushte dhe kërkesa të reja nga Bullgaria për këtë pushtet servil në krye me Kovaçevskin. VMRO-DPMNE-ja është për evropianizim, jo për bullgarizim.”

Në mesin e reagimeve ka edhe propozime që në kontestin në mes Sofjes dhe Shkupit të përfshihen edhe historianë nga rajoni dhe nga Evropa, në emër të fakteve historike, por pala bullgare deri më tani kategorikisht e hedh poshtë këtë mundësi, duke insistuar në interpretimin e saj të të kaluarës në këtë pjesë të Ballkanit.

Klan Macedonia

@tn.lajmelokale
@tetovanews