Ballina Bota Dy peshkaqenë sulmuan një delfin, mbyllen plazhet e njohura në Sidnei

Dy peshkaqenë sulmuan një delfin, mbyllen plazhet e njohura në Sidnei

Autoritetet në Sidnei kanë mbyllur disa plazhe në Sidnei. Shkak janë bërë disa peshkaqenë që sulmuan një delfin në ujërat afër qytetit.

Të paktën dy peshkaqenë u vunë re në zonën Shelly Beach, në veri të Sidneit.

Pas sulmit dhe autoritetet mbyllën të gjitha plazhet aty pranë si një masë paraprake.

Delfini i plagosur notoi për disa çaste në ujërat e cekëta, por më në fund u rrëzua dhe ngordhi. Po ashtu, autoritetet në vend bënë të ditur se “Manly Open Surf”, një event që zhvillohet në plazh gjatë fundjavës, është pezulluar.

Rojet e shpëtimit larguan njerëzit nga uji pas sulmit, i cili ndodhi rreth orës 07:00 me orën lokale të së shtunës.

Rastet fatale nga sulmet e peshkaqenëve janë të rralla në Sidnei. Në 60 vitet e fundit janë regjistruar vetëm dy të tilla.

@tn.lajmelokale
@tetovanews