Ballina Kronika Shiste pjesët e trupit të personave të vdekur, dënohet me 20 vjet...

Shiste pjesët e trupit të personave të vdekur, dënohet me 20 vjet burg një 46-vjeçare

Ish-pronarja e një kompanie funeralesh në Kolorado është dënuar me 20 vjet burg të martën për shitjen e pjesëve trupore, raportoi të mërkurën Reuters.

Siç raportohet, 46-vjeçarja Megan Hess, ka mashtruar të afërmit e të vdekurve, duke shitur pjesët e trupit të 560 kufomave.

Ajo u deklarua fajtore për mashtrim në korrik, ndërsa dënimi me 20 vjet burgim është maksimumi i lejuar sipas ligjit.

Edhe nëna e të dyshuarës, 69-vjeçarja Shirley Koch, është deklaruar gjithashtu fajtore për mashtrim dhe është dënuar me 15 vjet burgim. Sipas të dhënave të gjykatës, ajo ka copëtuar trupat.

“Hess dhe Koch përdorën kompaninë e tyre të funeraleve në disa raste për të vjedhur trupa dhe pjesë të trupit duke përdorur forma mashtruese dhe të falsifikuara të donatorëve”, tha prokurori Tim Neff në një dosje gjyqësore.

“Sjellja e Hess dhe Koch shkaktoi dhimbje të madhe emocionale për familjet dhe të afërmit”, ka shtuar ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews