Ballina Bota Lindi tërmetin e vitit ’99, historia e 24-vjeçarit që u sakrifikua për...

Lindi tërmetin e vitit ’99, historia e 24-vjeçarit që u sakrifikua për vëllanë

Osman Enes Baştürk humbi jetën në tërmetin e ndodhur në Kahramanmaraş Pazarcik. Sipas informacioneve të marra, Osman Enes Baştürk, i cili lindi gjatë tërmetit të Gölcük në vitin 1999, vdiq në tërmetin në Nurdağı në vitin 2023.

Historia e trishtë e një 24-vjeçari që humbi jetën nga tërmeti është publikuar nga mediat turke këtë të premte.

Osman Enes Baştürk, është i riu i cili lindi ditën e tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë më 17 gusht 1999 , dhe u nda nga jeta po ditën e tërmetit të 6 shkurtit.

24-vjeçari i hapi sytë në Gaziantep gjatë tërmetit të vitit 1999, epiqendra e të cilit ishte në lagjen Gölcük të Kocaelit.

Por fati donte që jeta e tij të përfundonte nga një tjetër tërmet i fuqishëm.

Asiye Basturk, nëna e tij, rrëfeu historinë e trishtë të të birit. Ajo tha se Enesi u vetësakrifikua për të shpëtuar të vëllain teksa muri po shembej nga tërmeti.

“Djali im Osman Enes lindi në Gaziantep gjatë tërmetit Golcuk që ndodhi në vitin 1999. Ai vdiq në tërmetin në Nurdagı në vitin 2023. Ai ishte trim dhe sa mali. Ishte si luan biri im. Malet dhe gurët nuk mund ta rrëzonin djalin tim. Atë e solli në jetë Zoti”, tha ajo.

@tn.lajmelokale
@tetovanews