Ballina Bota U shpëtua pas një jave! Një histori mbijetese nën rrënojat e tërmetit...

U shpëtua pas një jave! Një histori mbijetese nën rrënojat e tërmetit të Turqisë (VIDEO)

Berber, një diabetik 62-vjeçar, mbijetoi 187 orë pasi muret e banesës së tij përdhese u mbështetën nga një frigorifer dhe një dollap, duke i lënë atij një kolltuk për t’u ulur dhe një qilim për ta mbajtur atë ngrohtë. Ai kishte një shishe të vetme me ujë, dhe kur ajo mbaroi, piu urinën e tij.

Një burrë 62-vjeçar kaloi pothuajse tetë ditë nën rrënojat e shtëpisë së tij familjare në Antakya pas tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë në fillim të shkurtit.

Hussein Berber detajoi skenat e tmerrshme që përjetoi në ditët pas tërmetit, duke thënë se duhej të pinte urinën e tij për të mbijetuar.

“Bërtita, bërtita dhe bërtita. Askush nuk më dëgjonte. Bërtita aq shumë sa më dhimbte fyti. Djali ynë, mendoj se i nxori fëmijët… ishim pesë veta, unë dhe djali im ishim në dhomën e gjumit.”

Nga tërmeti është shembur tavani i pallatit 15-katësh dhe e vetmja gjë që e ka shpëtuar në banesën përdhese ka qenë dollapi dhe frigoriferi, ndërsa ka mbetur i bllokuar në një kolltuk. Ai ka treguar se si është zvarritur nëpër banesë dhe ka gjetur një shishe me ujë, por nuk i ka mjaftuar për të mbijetuar, ndaj ka nisur të bërtasë që shpëtimtarët ta dëgjojnë dhe ta nxjerrin jashtë. Kur ndihma nuk mbërriti për orë të tëra, Hussain vendosi të urinonte në një shishe uji të zbrazët për ta pirë më vonë në mënyrë që të mbijetonte, raporton Daily Mail.

Berber po flet nga një shtrat në spitalin e qytetit të Mersinit, rreth 250 km nga ndërtesa 15-katëshe që u shemb në qytetin e Antakias në provincën jugore të Hatay, ku gjysma e ndërtesave ose u shkatërruan ose u dëmtuan rëndë. Ai u pranua të martën.

Për të mos ngrirë, ai vendosi të mbështillej në një tapet.

– Kur ra tërmeti, u ngrita menjëherë. Nipi flinte pranë meje. Shikova përreth, djali im ndezi dritën, mori një elektrik dore dhe tha: Babi, ka tërmet! Në tërmetin e dytë u shemb tavani, por unë nuk u godita. Menjëherë u kompozova dhe u ula. Muri ra mbi frigorifer dhe dollap. Unë mbërtheva mes tyre – tregoi Huseini historinë e tij.

– Një orë më vonë mora një shishe ujë dhe e piva. Pas kësaj urinova në shishe dhe e lashë të ftohet. E kam pirë vetëm kur është ftohur. Kështu e shpëtova veten – shtoi ai.

Pesë anëtarë të familjes së tij arritën të shpëtonin kur tërmeti goditi zonën rreth orës 4 të mëngjesit. Huseini u shpëtua më në fund këtë të martë, saktësisht 187 orë pas tërmetit dhe aktualisht ndodhet në spital.

Mjekët i thanë se ishte një mrekulli që ai arriti të mbijetonte gjatë gjithë asaj kohe.

@tn.lajmelokale
@tetovanews