Ballina Bota Pas Maqedonisë, edhe Serbia tronditet nga një skandal me video “live” në...

Pas Maqedonisë, edhe Serbia tronditet nga një skandal me video “live” në TikTok nga sallat gjinekologjike

TikTok-u po duket të del një nga rrjetet më shfrenuese, ku privatësia dhe liria e njerëzve ka humbur kuptimin.

Një tjetër skandal, që është publikuar në këtë rrjet social, pas atij që ndodhi në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, është publikuar sot në Serbi, përcjell TV21.

Më shumë se 200 qytetarë të Serbisë e kanë shikuar transmetimin skandaloz live të një lindjeje në një spital serb.

Publiku u tmerrua nga pamjet dhe infermierja e cila e bëri transmetimin në TikTok u suspendua.

“Dua të qartësoj se lidhja e drejtpërdrejt që u dha nga profili im nga ora 4 deri në 5 më 26 prill, u bë paqëllimshëm. Gjatë ndërrimit të natës, ne e dimë se përdorimi i telefonit në sallë është i ndaluar, por kur u thirrëm për lindje me prerje cezariane urgjente, e lëshova telefonin në një raft pa e ditur se kamera ishte e lëshuar dhe se gjithçka po transmetohej live në TikTok”, ka thënë infermierja.

Ajo ka thënë se gjëja e fundit që po bënte para thirrjes urgjente në sallë ishte se po shikonte video në TikTok, raportoi Dnevnik.

“Videoja tregon se askush në sallë nuk e dinte se telefoni ishte ndezur. Videoja u krijua spontanisht. I kërkoj falje pacientes, privatësia e së cilës është shkelur, familjes së saj dhe të gjithë publikut”.

Ndërkaq, Gjykata Penale në Tetovë ka vazhduar për 30 ditë masën e paraburgimit ndaj mjekut anesteziolog 43 vjeç nga Tetova, me iniciale A.D.. I njëjti gjendet në paraburgim pasi transmetoi “live” në “TikTok” pamje nga reparti i Gjinekologjisë në Spitalin e Tetovës.

Prokuroria Themelore ka ngritur dy aktakuza, e para për “punë të pandërgjegjshme” dhe e dyta për “incizim të pa autorizuar”./TV21

@tn.lajmelokale
@tetovanews