Ballina Bota VIDEO/Momenti i frikshëm kur pasagjeri hap derën e aeroplanit gjatë fluturimit

VIDEO/Momenti i frikshëm kur pasagjeri hap derën e aeroplanit gjatë fluturimit

Ky është momenti i frikshëm kur një pasagjer hap derën e emergjencës të një avioni në mes të fluturimit.

Makthi i çdo njeriu që fluturon u bë realitet gjatë një fluturimi të kompanisë Asiana Airlines në Korenë e Jugut.

194 pasagjerët i mbijetuan këtij fluturimi, ndërsa avioni u ul me derën e hapur në aeroportin Daegu. Gjysma e pasagjerëve kishin probleme me frymëmarrjen dhe u dërguan në spital.

Personi që hapi derën, një burrë në të 30-tat, u arrestua sapo avioni u ul. Nuk dihet se pse ai e ndërmori këtë veprim.

Në avion kishte edhe shumë fëmijë shkolle, të cilët ishin në një fundjavë sportive. Fëmijët nisën të qanin dhe të dridheshin. Një hetim ka nisur për ngjarjen e rëndë.

Artikulli paraprakEuropol-i arreston 37 persona të një grupi kriminal nga Ballkani (VIDEO)
Artikulli tjetërTë shtëna me armë dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve në veri të Kosovës, Vuçiç urdhëron ushtrinë të jetë në gatishmëri (VIDEO)