Ballina Bota VIDEO/Kurorëzimi i mbretit Charles/ Përshëndetja e familjes mbretërore në ballkonin e Buckingham...

VIDEO/Kurorëzimi i mbretit Charles/ Përshëndetja e familjes mbretërore në ballkonin e Buckingham mbyll ceremoninë madhështore

Ceremonia e kurorëzimit të mbretit Charles ka përfunduar me përshëndetjen e familjes mbretërore nga ballkoni i Buckingham. Në orën 15:25, e gjithë familja mbretërore doli në ballkon, duke përshëndetur turmën e mbledhur jashtë Buckingham. Së bashku me çiftin mbretëror, edhe fëmijët që më herët në ceremoni zotëruan skenën duke mbajtur pelerinat e tyre, përfshirë Princin George, i dyti në radhën e fronit britanik, dhe nipërit e Camilla.

Princi William dhe Kate Middleton, së bashku me dy fëmijët e tyre më të vegjël, princeshën Charlotte dhe Princin Louis, dolën gjithashtu në ballkonin e Buckingham.

Gjithashtu në ballkon me Mbretin Charles dhe Mbretëreshën Camilla ishin motra e Mbretit, Princesha Anne, dhe vëllai i Mbretit, Duka i Edinburgut, Princi Eduard, me gruan e tij Sophie dhe dy fëmijët e tyre.

https://youtu.be/Xyw7z1fixj8

@tn.lajmelokale
@tetovanews