Ballina Bota 1 mijë të shtruar në spital si pasojë e stuhive të pluhurit...

1 mijë të shtruar në spital si pasojë e stuhive të pluhurit në Iran

Stuhitë e pluhurit në provincat juglindore iraniane të Sistanit dhe Baluçestanit kanë detyruar më shumë se 1000 njerëz të rajonit të Sistanit t’u drejtohen spitaleve dhe qendrave shëndetësore.

Raporti bën të ditur përmes mediave iraniane se, sipas Majid Mohebbi, kreut të Shtabit të Menaxhimit të Krizave të provincës, që nga e enjtja e kaluar stuhi të forta pluhuri kanë goditur 5 qytete të Sistanit duke dërguar 1,059 persona në spitale nga të cilët 145 janë ende të shtruar në spital.

Ai shtoi se forcat e ndihmës dhe të shërbimit janë në gatishmëri të lartë.

Zyrtarët thonë se erërat e forta me një shpejtësi maksimale prej 101 km/h përshkuan qytetin e Zabulit të martën.

Duke qenë e vendosur në një rajon të nxehtë dhe të thatë, krahina ka reshje të pakta në krahasim me rajonet e tjera. Në disa raste, sasia e reshjeve vjetore në një rajon provincial bie në më pak se 24 orë në provincë, duke shkaktuar përmbytje të rrëmbyeshme.

/abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews