Ballina Bota Horror, 32 vjeçari amerikan vrau babain e tij pas grindjes, bashkë me...

Horror, 32 vjeçari amerikan vrau babain e tij pas grindjes, bashkë me nënën copëtuan dhe dogjën trupin e tij

Një ngjarje horror ka ndodhur në një shtëpi në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mediat e huaja shkruajnë se kanë qenë zjarrëfikësit ato që kanë zbuluar dhe krimin makabër të bërë nga një 32 vjeçar, i cili ka vrarë dhe më pas copëtuar trupin e babait të tij.

Pas një zjarri të rënë në kopshtin e shtëpisë së tyre, gjatë shuarjes së flakëve zjarrfikësit kishin gjetur mbetjet e një trupi njeriu në një fuçi metalike. Në atë moment ato kanë parë një person duke vrapuar dhe pak më vonë 32 vjeçari Christopher Chase, telefonoi policinë dhe tregoi krimin e tmerrshëm, ku pranoi se kishte vrarë, copëtuar dhe djegur trupin e babait të tij .

Burri dyshohet se vrau dhe copëtoi babanë, dogji mbetjet me ndihmën e mamasë. 32-vjeçari pas ngjarjes ka marrë peng një 57-vjeçar, një 68-vjeçar dhe një 41-vjeçar të cilëve u kishte kërkuar çelësat e makinës për të shmangur arrestimin.

Fatmirësisht situata e pengjeve ka përfunduar pa gjakderdhje, me efektivët e policisë që kanë arrestuar 32-vjeçarin. Siç mësohet, shkak për vrasjen brutale është bërë një sherr që ka pasur me babain e tij 57-vjeçar, Thomas.

Sipas pamjes së krijuar nga punonjësit e policisë që trajtojnë rastin, 32-vjeçari ka qëlluar të atin . Më pas, me ndihmën e nënës së tij 56-vjeçare, kanë copëtuar trupin, e kanë futur në fuçi metalike dhe i kanë vënë flakën.

32-vjeçari po mbahet pa kusht, lirimi i nënës së tij ishte 500 mijë dollarë dhe të dy pritet të dalin në gjyq më 1 gusht./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews