Ballina Kronika Kapen 5 tonë kokainë në një ngarkesë me banane në Spanjë, arrestohen...

Kapen 5 tonë kokainë në një ngarkesë me banane në Spanjë, arrestohen 4 shqiptarë

Autoritetet spanjolle shkatërruan një bandë kriminale shqiptare që kontrabandonte 5 tonë kokainë të fshehur brenda një ngarkese banane, ku për pasojë u arrestuan 5 persona.

Droga u kontrabandua në portin e Malaga-s dhe më pas u kap pasi u transportua në një magazinë në një pronë industriale në Alicante. Sipas mediave spanjolle, kjo ishte kapja më e madhe e lëndëve narkotike.

Kokaina, e cila vinte nga Ekuadori, kishte një pastërti prej 87% dhe do të kishte vlerën e më shumë se 265 milionë eurove në treg.

Nga operacioni u arrestuan katër shtetas me origjinë shqiptare, ndërkohë u arrestua një person i pestë, spanjoll 68 vjeç, që gjithashtu ishte pjesë e organizatës.

Sipas policisë, trafikantët e dyshuar të drogës ndërronin vazhdimisht vendbanimin e tyre, udhëtonin shpesh jashtë vendit dhe kishin kompani të ndryshme për të pastruar paratë e trafikut të drogës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews