Ballina Bota Britania arreston 5 ‘spiunë’ të Rusisë

Britania arreston 5 ‘spiunë’ të Rusisë

Zyrtarët në Britani kanë arrestuar 5 persona të dyshuar për spiunazh për Rusinë. Komanda kundër terrorizmit e Policisë Metropolitane po shqyrton hetimin për 5 personat, të akuzuar sipas Aktit të Sekreteve Zyrtare.

Katër arrestime u bënë në në Londër, ndërsa i pesti në qytetin Norfolk, Britani.

Tre nga pesë u arrestuan në shkurt dhe më pas u akuzuan për posedim të dokumentave të rreme të identitetit me qëllim të pahijshëm. Atyre u është caktuar masa e paraburgimit.

Dy të tjerët janë liruar me kusht dhe pritet të kthehen muajin e ardhshëm.

@tn.lajmelokale
@tetovanews