Ballina Bota “Kemi filluar”, kryeministri izraelit poston një video të re të ushtrisë duke...

“Kemi filluar”, kryeministri izraelit poston një video të re të ushtrisë duke rrafshuar vendbanimet në Gaza

Një video të re të forcave të armatosura izraelite (IDF) duke shkatërruar plotësisht një vendbanim në Gaza, postoi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në llogarinë e tij në Twitter.

“Ne filluam. Izraeli do të fitojë”, ishte mesazhi lakonik i kreut të shtetit.

Zyra e ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallad njoftoi se ministri kishte urdhëruar një rritje të intensitetit të sulmeve ajrore në Rripin e Gazës dhe se ishte informuar se të gjithë pilotët e forcave ajrore dhe personeli rezervë ishin paraqitur në detyrë.

Forcat e armatosura izraelite njoftuan më herët se kishin nisur sulme masive ajrore kundër një lagjeje bregdetare në qytetin e Gazës, duke synuar dhjetëra vende.

Dhjetra avionë luftarakë morën pjesë në bastisje, tha ushtria izraelite.

Videoja tregon një breshëri shpërthimesh të fuqishme në një qytet të rrafshuar gjatë bastisjes izraelite. Është tregues se ushtria izraelite goditi 130 objektiva në tre orë në Gaza./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews