Ballina Sport Postoi për lirimin e pengjeve nga Hamasi, skuadra turke largon futbollistin izraelit

Postoi për lirimin e pengjeve nga Hamasi, skuadra turke largon futbollistin izraelit

Një klub i rëndësishëm futbolli në Turqi ka ndarë rrugët me lojtarin e tij izraelit Eden Karzev, pas një hetimi disiplinor që u bë për një postim të tij në rrjetet sociale, ku bënte thirrje për lirimin e pengjeve të mbajtur në Gaza.

Sipas mediave të huaja, vendimi i Istanbul Basaksehir erdhi disa ditë pasi një tjetër lojtar izraelit, Sagiv Jehezkel, u arrestua për pak kohë për nxitje të urrejtjes pasi ai shprehu solidaritetin me pengjet.

Karzev gjithashtu u mor në pyetje shkurtimisht nga policia në Stamboll, pasi ai ri-postoi një mesazh në mediat sociale që shënonte 100 ditët e pengjeve në robëri me hashtag “BringThemHomeNow”.

Basaksehir më pas nisi një hetim disiplinor me arsyetimin se veprimi i tij ishte “në kundërshtim me ndjeshmëritë e vendit tonë”.

Më pas ai u gjobit dhe klubi vendosi se ai duhet të “vazhdonte karrierën e tij jashtë vendit”.

Ekziston një kundërshtim i gjerë publik në Turqi ndaj veprimeve të Izraelit në Gaza dhe mbështetje dërrmuese për palestinezët.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Izraelin për akte që afrohen me gjenocid, ndërsa e përshkruan Hamasin si një grup që lufton për çlirimin e vendit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews