Ballina Bota Gruaja e Navalny-t: E helmuan me Novichok, po presin t’i zhduken gjurmët...

Gruaja e Navalny-t: E helmuan me Novichok, po presin t’i zhduken gjurmët e agjentit nervor

Gruaja e liderit opozitar rus, Alexei Navalny ka publikuar një video-deklaratë për vdekjen e bashkëshortit të saj.

Yulia Navalny akuzon autoritetet ruse për fshehjen e trupit të tij ndërsa presin që të zhduken gjurmët e agjentit nervor novichok me të cilin e helmuan.

Ajo gjithashtu zotohet se do të nxjerrë emrat e atyre që janë përfshirë në vdekjen e tij dhe arsyen pse u vra, ndërkohë që Kremlini, i dyshuari kryesor ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarje.

“Unë ju bëj thirrje që të qëndroni përkrah meje. Të ndajmë jo vetëm pikëllimin dhe dhimbjen e pafund që na ka mbështjellë dhe nuk e lë të shkojë. Unë gjithashtu ju kërkoj të ndani tërbimin dhe urrejtjen për ata që guxuan të vrasin të ardhmen tonë. Unë ju flas me fjalët e Alexeit, në të cilat besoj vërtet. Nuk është turp të bësh pak. Ka turp të mos bësh asgjë, të lejosh që të të trembin. Ajo që na duhet është një Rusi e lirë, paqësore dhe e lumtur. Rusia e mrekullueshme e së ardhmes që burri im e kishte ëndërruar aq shumë. Kjo është ajo që na duhet. Ky është vendi në të cilin dua të jetoj dhe ku fëmijët tanë të rriten. Ky është vendi që dua të ndërtoj së bashku me ju. Vendi që imagjinoi Alexei Navalny. Kjo është e vetmja mënyrë – asnjë tjetër – në të cilën sakrifica e paimagjinueshme që ai bëri, nuk do të ketë qenë e kotë”, tha ajo, shkruan Sky News.

Komentet e saj vijnë pasi zëdhënësi i Navalny tha se nëna dhe avokati i tij u ndaluan të shihnin trupin e tij në një morg këtë mëngjes.

Navalny, i cili ishte lideri më i shquar i opozitës në Rusi, kishte qenë pas hekurave që kur u kthye në Moskë pasi u shërua në Gjermani nga helmimi me agjent nervor në vitin 2021. Ai vdiq në një koloni penale të Arktikut të premten, me autoritetet që pretendojnë se ai u rrëzua pas një shëtitjeje.

@tn.lajmelokale
@tetovanews