Ballina Bota Kongresmenia amerikane: TikTok është kërcënim nacional

Kongresmenia amerikane: TikTok është kërcënim nacional

Kongresmenia amerikane nga rradhët e republikanëve të New Yorkut Elise Stefanik ka reaguar pas publikimit të një lajmi se aplikacioni TikTok nuk i mbron të dhënat e qytetarëve amerikan nga Partia Komuniste kineze dhe se ky aplikacion i ka shpenzuar rreth 1.5 miliard dollarë për ti bindur ligjvënësit amerikan se ky aplikacion është i sigurt, shkruan Gazeta Metro.

Stefanik ka thënë se TikTok është një kërcënim i sigurisë. Ajo shtoi se aplikacioni helmon mendjen e të rinjëve, promovon propagandë përçarëse dhe të rrezikshme dhe i jep Kinës komuniste akses të pa kontrolluar në të dhënat e amerikanëve.

Ajo tha se e vetmja mënyrë për ta ndaluar influencën e TikTok është duke e ndaluar ndikimin kibernetik të Kinës komuniste në Amerikë.
Sipas saj çdo gjë më pak se kaq është e papranueshme.

@tn.lajmelokale
@tetovanews