Ballina Aktualitet Përgatitje për zgjedhjet! Ziadin Sela takon kryetarët e degëve të partisë

Përgatitje për zgjedhjet! Ziadin Sela takon kryetarët e degëve të partisë

Ziadin Sela mbrëmjen e djeshme është takuar me kryetarët e degëve të partisë. Ajo që bie në sy është faktin se në takim ka munguar kryetari i partisë, Arben Tarvari.

Zyrtarisht nga ASH për televizionin Shenja, deklaruan se bëhet fjalë për takim konsultativ me kryetarët e degëve në lidhje me përgatitjet për zgjedhjet parlamentare.

Ky takim vjen në kohën kur kryetari i partisë, Arban Taravari, ditë më parë u takua me përfaqësues të Lidhjes Europiane për Ndryshim në Prishtinë, ndërsa ka deklaruar se atij i është ofruar edhe mundësia të kandidojë për president, por që të njëjtën e ka refuzuar.

Siç dihet në opinion Aleanca për Shqiptarët është në dilemë nëse në zgjedhjet e ardhshme do të garoj së bashku me Lidhjen Europiane për Ndryshim apo të shkojë në koalicion në BDI-në. Opsioni i tretë është që ata të dalin vetëm në zgjedhje. /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews