Ballina Sport Liverpool vijon kryesimin e Premier League

Liverpool vijon kryesimin e Premier League

Fiton Arsenal, City dhe Chelsea ndahen në barazim

Me fitoren 4-1 në fushën e Brentfordit, Liverpuli zgjeroi në 5 pikë distancën me skuadrat ndjekëse në renditjen e Premier Ligës. Skuadra e Jurgen Klop e pati disi të vështirë në pjesën e parë teksa shënoi vetëm një herë me Nunjes, por pjesën e dytë “të kuqtë” e dominuan plotësisht. Përveç MakAllister dhe Gapko u rikthye tek goli edhe Mohamed Salah i cili vinte nga një dëmtim.

Hapin e Liverpulit vijon ta ndjekë Arsenali. Fitorja 5-0 ndaj Burney e mban vetëm 2 pikë larg vendit të parë. Skuadra e Mikel Artetes nuk e diskutoi aspak fitoren duke gjetur golin e parë që në minutën e 4-t. Pjesa e parë u mbyll 2-0 me penalltinë e Saka. Në të dytën topçinjtë shënuan 3 gola të tjerë me Saka sërish, si dhe me Trosar dhe Havertz.

Arsenal u favorizua edhe nga barazimi i Manchester City me Chelsea, sfidë që përfundoi 1-1. Golit të Sterling në fund të pjesës së parë iu përgjigj Rodri kur kishin mbetur edhe 7 minuta nga fundi i ndeshjes.

@tn.lajmelokale
@tetovanews