Ballina Bota Perëndimi mund të dërgojë trupa në Ukrainë, reagon Kremlini: Konflikti me NATO-n...

Perëndimi mund të dërgojë trupa në Ukrainë, reagon Kremlini: Konflikti me NATO-n i pashmangshëm

Kremlini paralajmëroi sot se konflikti midis Rusisë dhe NATO-s do të ishte i pashmangshëm nëse anëtarët e NATO-s dërgojnë trupa për të luftuar në Ukrainë.

“Nuk është në asnjë mënyrë në interes të këtyre vendeve. Ata duhet ta dinë këtë”, theksoi Dmitry Peskov në përgjigje të deklaratave të djeshme të presidentit francez Emmanuel Macron, i cili vlerësoi se nuk mund të përjashtohet mundësia e dërgimit të trupave perëndimore.

“Vetë fakti që ka një diskutim për mundësinë e dërgimit të disa trupave në Ukrainë nga vendet e NATO-s është një element i ri shumë i rëndësishëm”, vuri në dukje zëdhënësi i Kremlinit.

Kur u pyet nga gazetarët nëse do të ekzistonte rreziku i një konflikti të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s në rast të dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë, Peskov u përgjigj se në këtë rast, ne nuk duhet të diskutohet nëse është e mundur, por nëse është e pashmangshme. /vizionplus.tv

@tn.lajmelokale
@tetovanews