Ballina Sport Te Sivaspor janë të sigurtë: Rei Manaj do thyejë rekordin historik të...

Te Sivaspor janë të sigurtë: Rei Manaj do thyejë rekordin historik të transferimit

Rei Manaj duket se ka rilindur te turqit e Sivasporit, ku po kalon një moment të artë në karrierën e tij, e cila ka pasur shumë ulje-ngritje. Në 23 ndeshje të këtij sezoni, me Superligës dhe Kupës, Manaj ka shënuar plot 15 gola, duke u kthyer në një pikë protagonist te Sivaspori.

Forma e jashtëzakonshme e Manajt, ka joshur shumë skuadra, teksa zëdhënësi për mediat në klubin turk, Gokhan Karagol është shprehur se për lushnjarin ka shumë oferta. Por pavarësisht këtyre ofertave, nuk pritet që Manaj të shitet para fundit të sezonit aktual. Karagol shton se transferimi i 26-vjeçarit shqiptar do të thyejë rekorde për Sivaspor, rekord që mbahet nga Konak kur u shit te Brighton për 4.5 milionë euro.

“Po marrim oferta shumë serioze për Rei Manajn. Megjithatë, ne i kemi shtyrë të gjitha këto oferta për fundin e sezonit aktual. Pas Europianit, ne presim që Manaj të thyejë rekordin historik të tranferimit”, është shprehur Gokhan Karagol. PANORAMASPORT.AL

@tn.lajmelokale
@tetovanews